Presidenti amerikan jep alarmin për sulme të mundshme nga ISIS: Rrezikojmë të goditemi në aeroportin e Kabulit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Presidenti amerikan jep alarmin për sulme të mundshme nga ISIS: Rrezikojmë të goditemi në aeroportin e Kabulit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden vuri në dukje se rreziqet për sulme terroriste ndaj aeroportit në Kabul dhe forcave ushtarake janë në rritje.

“Çdo ditë që jemi në këtë vend është një ditë tjetër kur e dimë se dega e ISIS-it në Afganistan përpiqet të mësyjë aeroportin dhe të na sulmojë ne dhe forcat aleate si dhe civilët e pafajshëm. Jemi në një rrezik serioz që të mos arrijmë ta ruajmë dot sigurinë në rrjedhën e ditëve”, deklaroi presidenti amerikan Biden!

Një ditë më parë vendet e G7, Britania, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe SHBA debatuan për datën e tërheqjes së trupave.

Takimi përfundoi me vendimin e presidentit Biden për të zbatuar afatin. Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson, tha pas takimit se evakuimi do të vazhdojë përsa kohë do të kenë nën kontroll situatën në aeroportin e Kabulit.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy