Nëntë persona kanë vdekur, si pasojë e përplasjes së një aeroplani në Suedi, që kishte në bord parashutistë.

Në avion ishin tetë parashutistë dhe piloti, teksa u përplas afër pistës së Aeroportit Orebro, rreth 160 kilometra në perëndim të Stokholmit, të enjten.

Përplasja besohet se ka ndodhur pak pasi është nisur aeroplani.

“Është aksident i rëndë”, tha policia suedeze në faqen e saj në internet.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Secili person që ka qenë në aeroplan ka vdekur”.

Aeroplani i vogël, i llojit DHC-2 Beaver, ishte marrë me qira nga klubi i parashutistëve për një organizim veror, kanë raportuar mediat lokale.

Kryeministri suedez, Stefan Lofven, shprehu ngushëllimet e tij.

“Me dhimbje të madhe e kam pranuar informacion tragjik për përplasjen e aeroplanit në Orebro”, tha ai./ REL

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";