Rusi/ Zhduket aeroplani me 28 persona në bord

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rusi/ Zhduket aeroplani me 28 persona në bord

Një aeroplan rus me së paku 28 persona në bord është zhdukur nga radarët në gadishullin Kamçatka në lindje të Rusisë, raportuan agjencitë e lajmeve, duke cituar autoritetet lokale.

 

Aeroplani AN-26 po udhëtonte nga Petropavlovsk për në Kamçatsky.

 

Advertisement

Pilotët humbën kontaktin me kontrollorët e trafikut ajror në momentin kur po përpiqeshin të ateronin.

 

Zyrtarët rajonal të Ministrisë së Emergjencave të Rusisë thanë se në aeroplan ishin 22 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit.

 

Advertisement

Në kërkimet për gjetjen e aeroplanit janë përfshirë dy helikopterë, ndërsa punëtorët e shpëtimi janë në gjendje gatishmërie, njoftuan autoritetet.

 

Disa aksidente ajrore vdekjeprurëse kanë ndodhur në vitet e fundit në Rusi. Ekspertët kanë fajësuar mirëmbajtjen e dobët të aeroplanëve dhe standardet e ulëta të sigurisë.

 

Advertisement

Në maj të vitit 2019 në aeroplan i linjës ajrore Aeroflot u rrëzua në aeroportin e Moskës dule lënë të vdekur 41 persona./ Rel

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy