Kroacia do të bëhet anëtari i 20-të i eurozonës duke e pasur euron si valutë të saj. Komisioni Evropian konfirmoi të mërkurën se Kroacia i ka përmbushur kushtet për vendosjen e euros nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

 

Përmes raportit për konvergjencë, me të cilin vlerësohet niveli i përgatitjes së vendeve anëtare të BE-së për t’u anëtarësuar edhe në eurozone, Komisioni Evropian të mërkurën ka konfirmuar se Kroacia është i vetmi nga shtetet që ende nuk kanë euron si valutë zyrtare që i ka përmbushur të gjitha kriteret. Në këtë mënyrë vendosja e euros në qarkullim në Kroaci nga 1 janari i vitit 2023 mbetet vetëm një formalitet.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Komisioni Evropian në të njëjtën kohë, krahas konfirmimit se Kroacia i ka përmbushur të gjitha kushtet, ka miratuar edhe propozimin ligjor për vendimin e Këshillit, me të cilin do të përmbyllet procedura. Pritet që Këshill në pjesën e parë të muajit korrik të marrë vendimin përfundimtar formal.

 

Krahas Kroacisë, Komisioni ka vlerësuar edhe Suedinë, Çekinë, Rumaninë dhe Bullgarinë. Ato i kanë përmbushur shumicën e kritereve por jo të gjitha.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Konfirmimin se Kroacia tashmë mund t’i bashkohet eurozonës e kanë quajtur historik edhe zyrtarët e lartë të BE-së në Bruksel.

 

“Për më pak se një dhjetëvjeçar prej kur ka hyrë në BE, Kroacia është e gatshme të anëtarësohet në eurozonë me 1 janar. Me vendosjen e euros Kroacia do të forcojë ekonominë e saj por do ta bëjë edhe euron një valutë më të fortë” ka thënë me këtë rast Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Ajo ka shtuar se “njëzet vite prej kur kanë hyrë në qarkullim monedhat e para të euros, kjo valutë është bërë një prej më të fuqishmëve në botë. Ka përmirësuar jetën e miliona njerëzve në Bashkimin Evropian dhe është bërë simbol i forcës dhe unitetit”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Komisionari i BE-së për ekonomi, Paolo Gentiloni ka thënë se qytetarët e Kroacisë tashmë do t’u bashkohen rreth 340 milion qytetarëve të vendeve tjera të BE-së që kanë euron si valutë.

 

 

Prej kur është bërë anëtare e BE-së Kroacia ka parashtruar si prioritet të sajin edhe hyrjen në eurozonë dhe në zonën e lirisë së lëvizjes së Schengenit. Vendet që bëhen anëtare të BE-së e kanë obligim të vendosin euron si valutë të tyre por koha varet nga dinamika e përmbushjes së kritereve që kërkohen. Për momentin në euro zonë janë 19 nga 27 vende anëtare të BE-së e me Kroacinë ky numër do të rritet në 20. Jashtë kësaj zonë mbeten Danimarka, e cila ka siguruar të ketë të drejtë përjashtimi, dhe Suedia, Polonia, Çekia, Hungaria, Bullgaria dhe Rumania.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

 

Krahas Komisionit Evropian edhe Banka Qendrore Evropiane me seli në Frankfurt të Gjermanisë ka konfirmuar se Kroacia i ka përmbushur të gjitha kriteret për të hyrë në euro zonë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";