Mediat serbe të alarmuara: Kroacia vendos ngritjen e një kampi ushtarak në Kosovë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mediat serbe të alarmuara: Kroacia vendos ngritjen e një kampi ushtarak në Kosovë

Kroacia ka njoftuar krijimin e një kampi ushtarak në Kosovë. Ministri i Jashtëm kroat, Gordan Grlic Radman është shprehur gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologen kosovare, Donika Gërvalla se kampi në fjalë po krijohet për të rritur stabilitetin.

“Ne kemi vendosur të ngremë një kamp ushtarak në Kosovë që do të kontribuojë për stabilitetin. Kroacia së fundmi ka vendosur të rrisë kontigjentin e vet brenda NATO-s në misionin e vet paqeruajtës në Kosovë – KFOR dhe ky i fundit ka rëndësi të posaçme për Kroacinë, sepse është stacionuar në fqinjin më të afërt që mund të ketë implikime të veçanta për stabilitetin e mbarë rajonit”, është shprehur Radman.

Ai ka vlerësuar marrëdhëniet me Kosovën, të cilën e ka quajtur vend mik të cilit do t’i dhurojë 10 000 vaksina.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy