Tmerr në Nigeri, ku të paktën 26 fëmijë vdiqën nga zjarri në shkollën e tyre. Ngjarja ka ndodhur në Maradi në jug të vendit.

 

“Është një zjarr që ka shkatërruar një shkollë, por ende nuk kemi një bilanc përfundimtar”, tha Issoufou Arzika, sekretar i përgjithshëm i sindikatës së mësuesve.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Bilanci paraprak  i zjarrit që ra në shkollë është i tmerrshëm. Përveç 26 vdekjeve të konfirmuara, janë rreth 80 fëmijë të djegur. Guvernatori rajonal Chaibou Aboubacar i tha agjencisë së lajmeve Dpa se shkaqet e zjarrit nuk dihen ende.

 

Flakët shkatërruan tre klasa të shkollës, një ndërtesë prej druri dhe kashte në qendër të qytetit jugor Maradi, kryeqyteti ekonomik i Nigerit. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë në vendngjarje, të ndihmuar nga policia dhe banorët e zonës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nigeri, shtet me 25 milionë banorët e tij, është një nga vendet më të varfra në botë dhe, sipas të dhënave të OKB-së, ka një nga nivelet më të ulëta të shkrim-leximit në Afrikë. Shkollat ​​janë të pamjaftueshme dhe shpesh ato janë ndërtime të pasigurta prej druri, kashte dhe llamarine. Në disa zona rurale, mësimet zhvillohen jashtë, nën hijen e pemëve. Vitin e kaluar, 20 fëmijë vdiqën në një tjetër zjarr në shkollë në Niamey, kryeqytet. Autoritetet më pas shpallën një plan ndërtimi shkolle.