Digjet spitali Covid në Rumani, 9 pacientë humbin jetën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Digjet spitali Covid në Rumani, 9 pacientë humbin jetën

Të paktën nëntë persona humben jetën si pasojë e një zjarri në nje spital covid në Rumani.

 

Të gjithë viktimat ishin në njësinë e terapisë intensive të Spitalit të Konstancës. Autoritetet njoftuan se flakët tashmë ishin fikur dhe të gjithë pacientët e tjere që ishin duke marrë kujdesin shëndetësor janë evakuuar në spitalet rajonale. Gjithsej në spital ishin duke u trajtuar 113 paciente, prej te cilëve 10 ndosheshin në kujdes intensiv.

 

Advertisement

Familjarët e zemëruar të pacientëve u mblodhën jashtë spitalit në protestë duke akuzuar autoritetet për “paaftësi”.Shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta. Drejtoresha e spitalit, pranoi se disa  problematika ishin shfaqur në janar në instalimet elektrike por ato ishin korrigjuar.

 

Ky është zjarri i tretë vdekjeprurës  në spitalet COVID në Rumani  në më pak se një vit. Në shkurt, një zjarr vrau katër pacientë në Bukuresht, ndfersa nëntorin e kaluar 10 persona të tjerë vdiqën në spitalin e qarkut Piatra Neamt.

 

Advertisement

Rumania ka shpenzimet më të ulëta për kujdesin shëndetësor në bashkimin evropian.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy