Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali në zonën e Castelnuovo di Garfagnana.

Mbrëmjen e së premtes, 70-vjeçari me kombësi shqiptare, Luan Xaxhi, goditi disa herë me thikë nusen e tij 28-vjeçare, duke i shkaktuar lëndime në kokë dhe pjesë të tjera të trupit.

E reja, sipas medieve italiane, është dërguar me urgjencë në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ishin fqinjët, ata të cilët dëgjuan britmat e 28-vjeçares dhe lajmëruan policinë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

I moshuari u vu në pranga dhe në xhepin e pantallonave iu gjet një biletë avioni për në Tiranë.

Ai akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë dhe aktualisht ndodhet në S. Giorgio në Lucca./vizionplus.tv