Një 15-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia, pasi akuzohet se ka goditur një 16-vjeçar me thikë.

 

Mediat greke raportojnë se ngjarja ka ndodhur në Patisia më 20 shkurt, pasi shqiptari tentoi së bashku me 4 persona të tjerë, që t’i vidhte celularin.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

15-vjeçari, i cili u arrestua në New Philadelphia, akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë, vjedhje, shkelje të ligjit për armët dhe sjellje të parregullt.

 

I arrestuari ka refuzuar të japë shenja gishtash, por sipas policisë, gjatë kontrollit në banesën e tij, i janë gjetur dhe konfiskuar veshjet që kishte veshur në momentin e sulmit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";