Vrasje e mbetur në tentativë e municione/ Arrestohet në Rinas, “problematiku” i Komunës së Parisit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vrasje e mbetur në tentativë e municione/ Arrestohet në Rinas, “problematiku” i Komunës së Parisit

Policia ka kapur dhe ka vendosur në Pranga 26 vjeçarin nga Tirana Klajdi Kodra, I njohur ndryshe edhe si ‘problematiku’ I Komunës së Parisit.

 

Kodra, i shpallur në kërkim për vrasje me dashje e mbetur në tentativë e municione është vënë në pranga në në Aeroportin e Rinasit.

 

Advertisement

 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi më datë 27.05.2021, në rrugën “Liman Kaba”, dyshohet se në bashkëpunim me vëllanë e tij, shtetasin K. K. (i shpallur në kërkim), ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin R. K., 19 vjeç.

 

 

Advertisement

Gjithashtu, në ngarkim të shtetasit A. K. u referuan materialet shtesë në Prokurori, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit”, pasi dyshohet se ka kaluar kufirin më mënyrë të paligjshme.

 

 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy