Pranga fierakut, kërkohej në Itali për “Vrasja e dyfishtë”, e mbetur në tentativë.

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pranga fierakut, kërkohej në Itali për “Vrasja e dyfishtë”, e mbetur në tentativë.

Kapet nje shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Vrasja e dyfishtë”, e mbetur në tentativë.

 

Aleksandër Agaçi, banues në Fier u arrestua nga policia e Beratit pasi ishte shpallur ne kerkim nderkombetar.

 

Advertisement

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit Vlorë ka caktuar rikthimin e tij në burg, për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit, 1 vit e 6 muaj burg, duke konvertuar kështu vendimin e dhënë nga autoritetet italiane, për veprën penale “Vrasja e dyfishtë”, mbetur në tentativë, e kryer në shtetin italian.

 

48-vjecari u transferua në ambientet e DVP Fier, për veprime të mëtejshme.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy