Koordinatori i CTS Agostino Miozzo shprehet se mbajtja e një maske transparente në shkolla do të ishte një alternativë e shkëlqyer, pasi të tjerët mund të shohin shprehitë e fytyrës, ndërsa shton se po vlerësohet nëse është apo jo i sigurt.

“Ne jemi duke vlerësuar karakteristikat e maskave transparente për operatorët e kopshteve dhe çerdheve. Pse jo, edhe për mësuesit e shkollave fillore”.

Prezantimi i këtij varianti të ri në katalogun e maskave shkollore ishte koordinatori i CTS, Agostino Miozzo. Avantazhi i këtyre maskave , të cilat tashmë përdoren për të shurdhërit, pasi duhet të jenë në gjendje që të lexojnë buzët e personit që flet, është që nxënësit të shohin shumë më mirë fytyrën dhe shprehjen e mësuesit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Maska prej lecke nuk është e vetmja maskë e veçantë që mund të përdoret në klasë. Ekziston mundësia që studentët të mund të hyjnë në shkollë me një maskë leckë të sjellë nga shtëpia.

“Një alternativë e shkëlqyer”/ Mësuesit mund të përdorin maskë transparente shkruan Vizion Plus.