Mësuesit mirëpresin fëmijët duke u veshur si “Alien”, revoltohen prindërit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mësuesit mirëpresin fëmijët duke u veshur si “Alien”, revoltohen prindërit

Për disa fëmijë italianë kthimi në shkollat fillore kësaj radhe nuk ishte si herët e tjera, aq e qetë.

Në rrjetet sociale qarkullonin disa fotografi të mësuesve që ishin veshur nga koka te këmbët me veshje kundër infektimit. Këto fotografi kanë shkaktuar reagime dhe debate të shumta mes prindërve. Gruaja e veshur me një kostum plastik dhe maskë është e panjohur. Në të vërtetë, duket si një personazh nga filmi “Alien”.

Fotoja e edukatores shkaktoi pakënaqësi dhe irritim tek prindërit e fëmijëve: “Djali im do të ikë pas dy minutash”

“Foto e bukur. Por duhet të kishit vendosur diçka më realiste, me mësuesit që i mirëprsin fëmijët tanë të veshur me tuta, maska ​ dhe jo në këtë lloj forme.”

Advertisement

“Me të vërtetë absurde dhe e pakuptimtë që mësuesit të vishen kështu. Pse duhet t’i trajtojnë fëmijët të sëmurë?”

“As në spital, personeli mjekësor nuk është i veshur kështu, madje as në pediatri. Çfarë është kjo uniformë? E papranueshme”.

Mësuesit mirëpresin fëmijët duke u veshur si “Alien”, revoltohen prindërit shkruan Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy