Prindërit britanikë, gjoba nëse nuk cojnë fëmijët në shkollë në shtator!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Prindërit britanikë, gjoba nëse nuk cojnë fëmijët në shkollë në shtator!

Prindërit britanikë, gjoba nëse nuk cojnë fëmijët në shkollë në shtator!

Prindërit në Britaninë e Madhe do të përballen me gjoba nëse refuzojnë t’i dërgojnë fëmijët në shkollë në muajin shtator. Kështu deklaroi ministri britanik i Arsimit, Gavin Williamson. Ministri u shpreh se po nuk patën ndonjë arsye vërtet të fortë për t`i lënë fëmijët në shtëpi, ata do të goditen me sanksione financiare.

Këto paralajmërime, ai këmbënguli se janë thjesht shenjë e faktit që situata duhet t`I rikthehet normalitetit. Vetëm pak më herët, kryeministri Boris Johnson, e kishte përshkruar krizën e koronavirusit si “katastrofë” për Mbretërinë e Bashkuar, por ai shtoi se tani nuk është koha për të hetuar gabimet.

“Kjo është një katastrofë. Mos t’i zbusim fjalët tona. Ka qenë një makth absolut për vendin dhe vendi ka përjetuar një tronditje të thellë”, tha Johnson për Times Radio në Britani. Ai u shpreh se qeveria është e detyruar t`i japë shpjegim të gjithë atyre që kanë vuajtur.

Advertisement

“E kuptoj plotësisht këtë dhe do ta bëjmë. Megjithatë, mendoj se tani nuk është momenti që të përqendrojmë sasi të madhe të kohës zyrtare në këtë gjë. Ne po nxjerrim mësime gjatë gjithë kohës”, shtoi ai. Mbretëria e Bashkuar është e pesta në botë sa i përket numrit të të infektuarve me koronavirus, mbi 312,000, dhe e para në Europë për numrin e viktimave, 43,600.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy