Sipas një njoftimi të ministres së shëndetësisë belge, një mjek ka lëshuar 2018 certifikata false të Covid.

Ministrja shpjegoi gjithashtu se “Mjekët e përgjithshëm po ashtu edhe qendrat e vaksinimit kanë akses në Vaccinnet (softuer për kodimin e vaksinës) dhe mund të kodojnë njerëzit që duhet të ishin vaksinuar, por nuk e kanë bërë.

Qasja e mjekut në Vaccinnet tashmë  është pezulluar, ndërsa certifikatat false janë çaktivizuar.

8.86 milion persona janë vaksinuar plotësisht në Belgjikë deri më tani, përkatësisht 74.9%. Belgjika mbetet një ndër vendet më të prekura nga pandemia. vendi ka regjistruar 1,623,560 raste dhe  26,669 viktima që nga fillimi i pandemisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";