Vendimi drastik i spitalit belg: Nuk do iu japim përparësi të pavaksinuarve në terapitë intensive

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vendimi drastik i spitalit belg: Nuk do iu japim përparësi të pavaksinuarve në terapitë intensive

Belgjika është zyrtarisht e goditur nga vala e katërt e pandemisë së koronavirusit dhe tashmë si shumë vende të tjera të kontinentit europian është duke e cilësuar momentin si “pandemia e të pavaksinuarve”.

Shifrat e të infektuarve të rinj i kalojnë mbi 10 mijë çdo ditë dhe terapitë intensive po mbushën sërish si në nivelet e një viti më parë, kur ende nuk kishte nisur fushata e vaksinimit.

Thirrjet e autoriteteve ndaj qytetarëve për t’u vaksinuar vijojnë të përsëriten, por ka ende shumë që ende nuk e kanë marrë një dozë të vaksinës anti-Covid.

Për këtë arsye një vendim aspak normal vjen nga spitali i Gent, ku drejtuesit e tij kanë vendosur t’i japin fund kujdesit me përparësi të personave të pavaksinuar në terapitë intensive. Sipas tyre, kjo vjen pasi ka shumë të sëmurë të tjerë, me patologji të tjera, të cilëve çdo ditë iu shtyhet kujdesi shëndetësore.

Advertisement

Drejtori i spitalit, Vermassen mes të tjerave shprehet se struktura që ai drejtonte do të vazhdojë të trajtojë të sëmurët me Covid, por ata nuk do të kenë përparësi ndaj personave të tjerë.

“Rritja e rasteve përkon edhe me një moment të mungesës së personelit për të kryer të gjitha shërbimet e kërkuara dhe për këtë arsye nuk mund t’u japim më regjim preferencial pacientëve Covid. Ata që mbërrijnë në terapi intensive nuk janë të vaksinuar”, përfundoi Vermassen.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy