Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë goditi brigjet perëndimore të Qipros herët të martën, tha Departamenti i Shërbimit Gjeologjik të vendit. Deri më tani nuk raportohet për dëme apo të lënduar.
Lëkundjet e fuqishme u ndjenë në orën 3:08 të mëngjesit (0108 GMT) dhe epiqendra e tij ishte 50 kilometra (31 milje) nga bregdeti perëndimor i ishullit në një thellësi prej 25 kilometrash (15.5 milje).
Departamenti i Shërbimit Gjeologjik tha se disa pasgoditje pasuan tërmetin kryesor.
Qiproja shtrihet në një zonë dytësore të prirur ndaj tërmeteve, por lëkundjet e një magnitude të tillë janë të rralla.
Tërmeti më i madh në vitet e fundit ishte me magnitudë 6.8 në vitin 1996, që për pasojë humbën jetën dy njerëz në Paphos përgjatë bregut perëndimor.
Në vitin 1953, një tërmet me magnitudë 6.3 vrau 40 njerëz dhe shkatërroi qindra shtëpi, kryesisht në rajonin e Paphos.