Katër shtetas rusë – tri burra dhe një grua – u arrestuan javën e kaluar dhe janë në paraburgim në Norvegji, pasi u panë duke fotografuar objekte që nuk lejohen të fotografohen.

 

Kështu tha policia norvegjeze më 17 tetor, pa specifikuar se cilat objekte kishin fotografuar të arrestuarit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Policia gjeti “pajisje për fotografim dhe shumë fotografi” kur makina me të cilën po udhëtonin të arrestuarit, u ndalua për kontroll më 11 tetor.

 

Autoritetet nuk kanë publikuar identitetin e të arrestuarve. Policia tha se ata erdhën në Norvegji përmes Finlandës, duke pretenduar se janë turistë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Autoritetet në Norvegji nuk treguan nëse ky rast është i lidhur me dy raste të tjera të rusëve të arrestuar në shtetet e tjera nordike, që janë anëtare të NATO-s, pasi policia zbuloi se ata posedonin dronë.

 

Në javët e fundit, një numër dronësh është raportuar se janë parë pranë platformave të naftës dhe gazit në Norvegji.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Policia refuzoi të japë detaje të tjera, “për shkak të natyrës së këtij rasti”.

 

Norvegjia ka dërguar ushtarë për të ndihmuar në ruajtjen e fabrikave të përpunimit të naftës dhe gazit që gjenden në det, njoftoi ushtria më 3 tetor. Dërgimi i ushtarëve u bë pas shqetësimeve të sigurisë, për shkak të një sabotimi të dyshuar në gazsjellësit rusë nën Baltik.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";