Pesë të vdekur nga sulmi me hark dhe shigjeta në Norvegji

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pesë të vdekur nga sulmi me hark dhe shigjeta në Norvegji

Policia e Norvegjisë tha se i dyshuari për vrasjes e pesë personave në një sulm me hark dhe shigjeta në qytetin Kongsberg është një shtetas danez 37-vjeçar.

Policia beson se ai ka vepruar vetëm dhe do të hetojë nëse sulmi ishte një akt terrorizmi, tha një zëdhënës.

Gjatë sulmit u plagosën edhe dy pjesëtarë të policisë dhe një oficer që ishte jashtë detyrës.

Incidenti ndodhi në vende të ndryshme të qytetit që gjendet 68 kilometra në jugperëndim të Oslos.

Advertisement

Policia ende nuk i ka bërë të ditura motivet e sulmit.

Kryeministrja, Erna Solberg tha se raportet për incidentin ishin “tmerruese”.

“Unë e kuptoj që shumë njerëz kanë frikë, por është e rëndësishme të theksohet se policia tani e ka gjendjen nën kontroll”, tha ajo në një konferencë shtypi.

Ky ishte incidenti më i keq në Norvegji që nga viti 2011, kur ekstremisti i ekstremit të djathtë Anders Behring Breivik vrau 77 njerëz, shumica prej tyre adoleshentë në një kamp rinor.

Advertisement

Policia po merrte në pyetje të dyshuarin dhe ai po bashkëpunonte, tha avokati i tij mbrojtës.

Pas sulmeve, policia, e cila normalisht është e paarmatosur në Norvegji, u urdhërua të mbante armë zjarri në mbarë vendin./ Rel

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy