Duket se në Angli nuk duan t’ja dinë për Coronavirus, teksa pamjet që vijnë sot nga Mbretëria e Bashkuar janë të llahtarshme.

Mijëra persona kanë mësyrë në plazhet e Anglisë duke harruar këshillat e ruajtjes nga Covid-19, pasi temperaturat shënuan ditën e dytë më të nxehtë të vitit.

Forcat policore në mënyrë të dëshpëruar urdhëruan njerëzit për të qëndruar larg njëri-tjetrit apo për ta menduar dy herë këtë që po bënin, por pa rezultat.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas autoriteteve të zonës së Bournemouth, kaosi erdhi pasi një grumbull i madh njerëzish u sulën drejt së njëjtës zonë, dhe nuk preferonin të shpërndaheshin.

Në terren kanë shkuar më shumë patrulla policie për t’i bindur turmat e njerëzve që refuzojnë të kthehen në shtëpi.