Një ngjarje e e rëndë është regjistruar në një familje shqiptare në Itali.  Mediat e vendit fqinj, raportojnë se një 55-vjeçar shqiptar ekzekutoi gruan e tij dhe më pas u vetëvra.

Sipas mediave italiane, viktimat janë Shkëlqim Bedeli dhe Shegushe Paeshti, të dy shqiptarë që jetonin prej 20 vitesh në Cazzago San Martino, në fshatin La Collina të Italisë.

Ngjarja makabre u zbulua nga policia pasi fëmijët e çiftit të cilët ishin larguar me pushime u alarmuan pasi nuk po arrinin të kontaktonin prindërit e tyre. Sipas një hetimi paraprak duket se Bedeli kishte planifikuar gjithçka, pasi në tavolinën e sallonit të shtëpisë u gjetën dy letra, një për policinë dhe një për fëmijët.

Në dy letrat që ai kishte lënë kishte treguar se ai nuk duronte dot më, stresi dhe xhelozia e kishte detyruar atë të ndërmerrte një veprim të tillë. Ai besonte se gruaja e kishte tradhtuar atë dhe kishte një lidhje jashtëmartesore.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Karabinierët e kompanisë së Gardone Valtrompia ndërhynë me zjarrfikësen e komandës provinciale, rreth orës 10 të mëngjesit të së enjtes ku Bedeli u gjet i varur te parmaku i shkallëve, ndërsa gruaja ishte shtrirë mbi to, e lidhur te kangjellat.

Tre fëmijët vendosën të ktheheshin menjëherë nga pushimet, për fat të keq vetëm për të konstatuar vdekjen e prindërve të tyre. Zonja ishte e punësuar në një kompani në Erbusco, ndërsa burri i saj punonte si farkëtar.