Qeveria bjelloruse ka dëbuar nga vendi i tyre ambasadorin e Francës.

Një zëdhënës i ambasadës konfirmoi për AFP se ambasadori, Nicolas de Lacoste u largua nga vendi të Dielën. Atij i ishte dhënë afat të largohej të hënën.

De Lacoste, i cili është 57 vjeç, u dërgua në Minsk në fund të vitit të kaluar. Mediat lokale raportojnë se ai nuk kishte arritur t’i paraqiste letrat kredenciale Presidentit Aleksandër Lukashenko.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në një deklaratë për AFP, një zëdhënës i ambasadës franceze tha: “Ministria e jashtme e Bjellorusisë kërkoi që ambasadori të largohej para 18 tetorit.

“Ai i tha lamtumirë stafit të ambasadës dhe regjistroi një video mesazh për popullin bjellorus, i cili do të shfaqet nesër në mëngjes në faqen e internetit të ambasadës,” shtoi zëdhënësi.