Pendarovski pranon letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Afganistanit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti Stevo Pendarovski sot realizoi bisedë përmes video lidhjes me Mirvais Samadin, ambasadorin e ri i Republikës Islamike të Afganistanit për Republikën e Maqedonisë së Veriut, me seli në Athinë, me rastin e dorëzimit të letrave kredenciale të cilat, për shkak të pandemisë së Kovid-19, i dorëzoi me shkrim, kumtuan nga MPJ-ja.

Maqedonisë së Veriut, me seli në Athinë, me rastin e dorëzimit të letrave kredenciale të cilat, për shkak të pandemisë së Kovid-19, i dorëzoi me shkrim, kumtuan nga MPJ-ja.

Duke i uruar për emërimin, presidenti Pendarovski e theksoi rëndësinë e promovimit të agjendës pozitive për bashkëpunim midis të dyja vendeve dhe shfaqi pritje se angazhimi i ambasadorit të ri do të japë kontribut të rëndësishëm për thellimin e marrëdhënieve politike.

“Maqedonia e Veriut është dhe do të jetë partner i sigurt i Afganistanit në përpjekjet e tyre për prosperitet të vendit dhe mirëqenies së qytetarëve”, porositi presidenti Pendarovski dhe theksoi se shteti ynë, si pjesëmarrës në misionet ISAF të NATO deri në vitin 2014, por edhe deri më sot me kontributin në misionin “Mbështetje vendimtare” e konfirmon përkushtimin e vet për paqe dhe zhvillim të qëndrueshëm të Afganistanit.

Advertisement

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për zbatimin e negociatave paqësore me talebanët, në pajtim me marrëveshjen nga 29 shkurti i vitit të kaluar, duke i përshëndetur përpjekjet e Afganistanit për arritjen e paqes dhe stabilitetit në vend dhe në rajon.

Duke i dëshiruar sukses në kryerjen e detyrës me përgjegjësi, presidenti Pendarovski i shprehu mbështetje ambasadorit të Afganistanit, Samadi.

Pendarovski pranon letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Afganistanit shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy