Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur shqetësimin e se vendet e pasura mund të blejnë shumë vaksina dhe të lënë pa doza vendet e varfra.

Në një deklaratë OBSH thotë se kjo situatë mund të krijohet për t’u mbrojtur nga varianti i ri i Covid, i cili po përhapet me shpejtësi në shumë vende të botës.

Ky shqetësim ngrihet në një kohë kur në shumë vendetë pasura po aplikohet doza e tretë, ndërsa në vendet e varfra qytetarë nuk kanë marrë ende asnjë dozë.

Studimet tregojnë se vaksinat nuk janë shumë efektive ndaj varianteve të reja, por sipas kërkimeve nga Pfizer/BioNTech treguan se doza e tretë jep një mbrojtje edhe ndaj Omicron.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Por sërish OBSH thotë se administrimi i dozave të para duhet të jetë prioriteti. Drejtoresha e vaksinave të OBSH-së, Kate O’Brien, u bëri thirrje vendeve më të pasura që të vazhdojnë të dhurojnë doza për vendet e varfra.