OBSH: Vendet e varfra ende nuk kanë mjaftueshëm vaksina kundër Covid-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +
OBSH: Vendet e varfra ende nuk kanë mjaftueshëm vaksina kundër Covid-19

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë dha sërish alarmin sa i përket mungesës së vaksinave kundër koronavirusit tek vendet me të ardhura të ulëta.

“Në nivel global, tani janë administruar 5.5 miliardë doza vaksinash. Por 80% e tyre janë administruar në vendet me të ardhura të larta dhe të mesme”, tha Tedros Adhanom Ghebreyesus, Drejtor i Përgjithshëm i OBSH-së.

Sipas tij, pavarësisht se të gjithë flasin për rëndësinë e vaksinave, janë marrë pak vendime për të trajtuar problemin e mungesave të dozave në vendet me të ardhura të ulëta.

“Vendet me të ardhura të larta kanë premtuar të dhurojnë më shumë se një miliardë doza, por më pak se 15% e këtyre dozave janë dhuruar. Prodhuesit kanë premtuar se do t’i japin përparësi programit “COVAX” për të ndihmuar vendet me të ardhura të ulëta. Ne nuk duam më premtime. Ne duam vetëm vaksinat”, tha zoti Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Advertisement

Muajin e kaluar, Shtetet e Bashkuara kishin dhuruar më shumë se 110 milionë doza për më shumë se 60 vende të botës.

OBSH, e cila kundërshton përdorimin e dozës së tretë të vaksinës kundër koronavirusit, për shkak se shumë vende ende kanë mungesa të vaksinave, thotë se përdorimi i dozës përforëcuese të shtyhet përtej muajit shtator.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy