Pas hetimeve për sigurinë e vaksinës së kompanisë anglo-suedeze, Astrazeneca, komiteti përgjegjës pranë organizatës botërore të shëndetësisë ka dalë në përfundimin se përfitimet e ketij produkti i tejkalojnë rreziqet dhe rekomandon të gjitha vendet që të vazhdojnë fushatën e imunizimit.
TEDROS ADHANOM GHEBREYESUS
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";DREJTOR I PERGJITHSHEM, OBSH
“Të dhënat e disponueshme nuk sugjerojnë ndonjë rritje të përgjithshme të kushteve të mpiksjes siç janë tromboza venoze e thellë ose embolia pulmonare pas administrimit të vaksinave COVID-19. Normat e raportuara janë në përputhje me numrin e pritur të diagnozave të këtyre kushteve të cilat ndodhin natyrshëm dhe nuk janë të rralla. Ato ndodhin gjithashtu si rezultat i COVID-19.”
Deri më tani, më shumë se 20 milion doza të vaksinës AstraZeneca janë administruar në Europë. Ndërkohë BE ka kërcënuar kompaninë se do të ndalojë eksportet e planifikuara derisa firma të përmbushë detyrimet e saj ndaj BE.
Presidentja Ursula von der Leyen forcoi tonet në kërkesën që Astrazeneca ti përmbahet kontratës pas kishte dorëzuar vetëm 30% të dozave të premtuara në tremujorin e parë të vitit 2021.