“Vaksina australiane e Covid është e sigurte dhe jep mbrojtje të lartë”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Vaksina australiane e Covid është e sigurte dhe jep mbrojtje të lartë”

Faza e parë e provave njerëzore të vaksinës S-Spike, të zhvilluara në Universitetin e Queensland në Australi, ka filluar.

Ilaçi kundër koronavirusit është treguar i sigurt dhe siguron mbrojtje nga simptomat dhe riprodhimi i mundshëm i virusit.

Menaxheri i projektit Keith Chappel, ekspozoi të dhënat e fundit në një forum të Shoqatës Ndërkombëtare të Vaksinave, ku bashkëveprojnë prodhuesit më të mirë të vaksinave.

S-Spike është i bazuar në një teknologji të quajtur “kapës molekular” dhe synon të neutralizojë vetitë infektive të virusit.

Advertisement

Një shpikje që mund të ndryshojë luftën kundër CoVid, duke marrë parasysh edhe sigurinë e saj më të madhe, duke u bazuar në proteina, ndryshe nga formulimet e tjera që përdorin virusin e gjallë. Testet tek derrat kanë treguar se vaksina jep më shumë mbrojtje sesa një person që u infektua dhe u shërua.

Chappel më pas theksoi se qëllimi përfundimtar do të jetë eliminimi i plotë i virusit përmes distancimit social, gjurmimit të kontaktit dhe një vaksine efektive.

“Vaksina australiane e Covid është e sigurte dhe jep mbrojtje të lartë” shkruan Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy