Lajme të mira për vaksinën kundër Covid-19, ekspertët amerikanë: Nuk ka efekte anësore dhe është e sigurtë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Lajme të mira për vaksinën kundër Covid-19, ekspertët amerikanë: Nuk ka efekte anësore dhe është e sigurtë

Ekspertët amerikanë dhe kryevirologu i Shtëpisë së Bardhë, Anthony Fauci, janë shprehur premtues rreth rezultateve të testeve të kryera në njerëz nga kompania bioteknike amerikane “Moderna”.

Sipas Fauci, vaksina ka provuar të jetë e sigurtë dhe nuk ka efekte anësohre dhe tolerohet mirë.

Por mbi të gjitha, të dhënat tregojnë se njerëzit e vaksinuar zhvilluan nivele të antitrupave të barabartë ose më të lartë se ato të matura në subjektet e infektuar me koronavirus dhe më pas u shëruan”, ka shtuar ai.

Advertisement

Gjithashtu ai u shpreh optimist për efikasitetin e vaksinës “Moderna”. Për CNN Anthony tha se rezultatet e para treguan aftësinë për të neutralizuar virusin duke administruar doza të arsyeshme të vaksinës, dhe është e arsyeshme të parashikohet që nëse konfirmohen të njëjtat nivele të antitrupave në një numër më të madh të njerëzve që do testohen së shpejti, vaksina do të na mbrojë kundër infeksionit.

Ndërkohë CNN shkruan se në krye të ekipit të sëmundjeve infektive në biotekniken amerikane Moderna është një italian, Andrea Carfi.

Ky i fundit ka thënë për gazetën italiane “L’Espresso” se, “kujdesi ishte dhe vazhdon të jetë domosdoshmëri, por më duhet të konfirmoj me optimizëm se vaksina është përgjigjur shkëlqyeshën ndaj koronavirusit. Në fakt, në të gjithë vullnetarët që u testuan në fazën e parë eksperimentimit, vaksina rezultoi e sigurt, duke konfirmuar të dhënat e marra në studimet klinike të vaksinave tona të tjera. Gjithashtu, tha Andrea Carfi, kemi vërejtur prodhimin e antitrupave në të gjithë subjektet e vaksinuar, antitrupa që jo vetëm e njohin por edhe neutralizojnë koronavirusin, duke shmangur kështu infeksionin. Sasia e antitrupave është edhe e barabartë e deri më e madhe se sasia e atyre të krijuar te pacientët e prekur dhe më pas të shëruar nga Covid.

Vetë italiani Carfi njoftoi se “sisa javë më parë Moderna nënshkroi një marrëveshje me prodhuesin zviceran të ilaçeve Lonza për një bashkëpunim dhjetëvjeçar. Dy site industriale janë planifikuar tashmë për prodhimin e vaksinës, një në Shtetet e Bashkuara dhe tjetri në Zvicër. Drejtori i Përgjithshëm i Moderna tha se ‘Impianti prodhues i bioteknikes amerikane, i cili ka prodhuar edhe të tjera, po shton pajisje të tjera moderne teknologjike prodhimi deri në 1 miliard doza vaksine në vit’.

Advertisement

Sipas Andrea Carfi pas muajit korrik mund të flitet me bindje se sa vaksina mund të prodhohen brenda 2020-ës.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy