Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres duke komentuar mbylljen e shkollave, tha në një video-mesazh të publikuar në llogarinë e tij në “Twitter” se ekziston rreziku i “një katastrofe për gjeneratat”.

Në muajin korrik, mbi një miliardë nxënës në 160 vende u prekën nga mbyllja e shkollës e shkaktuar nga pandemia, ndërsa 40 milionë fëmijë nuk ishin në gjendje të ndiqnin çerdhet dhe kopshtet.

Para pandemisë, mbi 250 milionë nxënës nuk ishin në shkollë dhe vetëm një e katërta e nxënësv të shkollës së mesme në vendet në zhvillim braktisën shkollën për arsye të ndryshme.

Pandemia ka shkaktuar mbi 18 milionë raste me koronavirus në të gjithë botën, sipas shifrave zyrtarisht, nga të cilat, rreth 10 milionë pacientë janë shëruar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shtetet e Bashkuara është vendi më i prekur, me mbi 154 mijë vdekje. Pastaj është Brazili me 94 mijë dhe më pas Meksika, Mbretëria e Bashkuar dhe India.

The post OKB për mbylljen e shkollave: Bota po përjeton një katastrofë appeared first on Vizion Plus.