Gati 1.4 milion fëmijë në Wuhan, në Kinën Lindore, u rikthyen në shkollë e çerdhe në qytetin ku filloi pandemia e koronavirusit në dhjetor.

Qyteti përbënte gati 80% të vdekjeve totale të Kinës dhe duroi gati 11 javë mbyllje nga janari. Shumë shkolla kanë marrë një sërë masash parandaluese për koronavirusin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Këtu mund të përmendim ngritjen e disa grupeve që u matin fëmijëve temperaturën. Në ambientetet e brendshme të shkollave nuk është e detyrueshme të vishet maska, por nxënësit mund t’i mbajnë ato me vete.

Pa maska të detyrueshme/ 1.4 milionë fëmijë rikthehen në shkollë në Wuhan shkruan Vizion Plus.