Paniku për sulme është rikthyer sërish në Paris, kur një makinë doli nga rruga dhe hipi mbi trotuar për të përplasur klientët e një restoranti.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në një restorant në Fontainebleau, rreth 50 km larg kryeqytetit, ndërsa një makinë goditi personat që po drekonin. Për pasojë 6 prej klientëve mbetën të plagosur.

Drejtuesja e mjetit u arrestua menjëherë dhe dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor. Për këtë arsye autoritetet rrëzuan menjëherë dyshimet se ngjarja mund të kishte lidhje me terrorizmin. Ajo u dërgua në një spital psikiatrik për të marrë mjekimin e nevojshëm.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";