
Një kamariere në restorantin Nifty Fifty në Neë Jersey u sulmua nga pesë persona, të cilët i ndoqi, pasi u larguan nga restoranti pa paguar faturën.
Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur 20-vjeçarja, e cila nuk është identifikuar, vrapon pas grupit duke i kërkuar paratë. Ata e futën në mjetin e tyre dhe e dhunuan. Më pas, e lanë atë në një autostradë.
Advertisement
E reja u kthye në restorant dhe kontaktoi policinë.
Pas kësaj ngjarjeje, “Nifty Fifty” nxori një njoftim në rrjetet sociale: “Ne i vlerësojmë punonjësit tanë dhe duam që ata të dinë se jeta e tyre nuk vlen aq para. Nuk është përgjegjësia e tyre nëse klientët largohen pa paguar faturën. dhe as nuk është përgjegjësia e tyre. Urojmë që punonjësi ynë të shërohet sa më shpejtë”.
Advertisement