Meta komenton deklaratat e Kim: Nuk e ka me mua se s’bëj pazare dhe nuk ndjek axhendën as të Bashës dhe as të Monikës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Meta komenton deklaratat e Kim: Nuk e ka me mua se s’bëj pazare dhe nuk ndjek axhendën as të Bashës dhe as të Monikës

Presidenti Meta u pyet sot për deklaratat e ambasadores Kim, e cila tha se ka një marrëveshje të fshehtë për ta vrarë reformën në Drejtësi.

Sipas kreut të shtetit, këto deklarata nuk kanë lidhje me të, pavarësisht se është propozuesi i një platforme ku palët lejohen ta prekin drejtësinë.

“Unë nuk mund të marr përsipër të komentoj deklaratat e ambasadores sepse nuk është detyra ime. Por vetëm për ilir metën nuk mund ta kishte pasur ambasadorja, sepse ka vlerësime shumë të mira.

E kam takuar shumë herë, por asnjëherë s’ju kam njoftuar juve gazetarëve a erdhi apo jo ambasadorja në takim.

Advertisement

Ju e dini që unë skam ndikuar ndonjëherë në zgjedhjet në Amerikë. Unë nuk merrem me këto lojëra. Po ju them që kjo është platforma dhe këtë platformë ia kam dorëzuar ambasadores së SHBA.

E vetmja përgjigje që kam marrë nga Rama është të mbledhim Këshillin e Sigurisë se ka funksionuar mirë. Jua them unë që as gjatë pandemisë nuk ka funksionuar aq mirë” – tha Ilir Meta sot.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy