“Ligj për referendumet dhe ndryshim sistemi”, Hajdari thirrje Bashës: Mos u rikthe në krahët e Ramës, nuk është koha më për pazare

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Ligj për referendumet dhe ndryshim sistemi”, Hajdari thirrje Bashës: Mos u rikthe në krahët e Ramës, nuk është koha më për pazare

Deputetja Rudina Hajdari në një deklaratë për median tregoi dy propozimet që bëri në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore, duke i mëshuar ndryshimit të sistemit zgjedhor dhe ligjit që propozoi për referendum.

Gjithashtu deputetja Hajdari i bëri thirrje Lulzim Bashës që të pranojë ligjin për referendumet dhe ndryshimin e sistemit dhe të mos shkojë në krahët e Edi Ramës.

Ndërkaq Hajdari shprehu rezerva për fashën e re të zgjedhjeve që palët arritën dakordësi, pasi sipas saj, kështu i mbyllet dera diasporës, që rikthehet në atdhe në muajt e verës.

Përveç propozimit të kahershëm, që opozita ka shtruar për ndryshimin e sistemit, që qytetari të votojë atë kandidat që do, ne sot bëmë një hap akoma më të rëndësishëm, propozuam ligjin për referendumet, që qytetari të kishte fuqi më të madhe vendimmarrje, por të ishte ai kishte sot nuk d të kishim shkatërrimin e teatrit. Do të diskutohet në javën që vjen. I bëj thirrje Bashës që të mbështesë ligjin për referendumet dhe ndryshimin e sistemit, pasi aspirojnë për një Shqipëri demokratike.

Advertisement

Basha nuk duhet të rikthehet më në krahët e Ramës, ose të mbështesë këto dy propozime, një Shqipëri që i duhet vendit, atëherë të zgjedhë këtë propozim, pasi jo vetëm që mbështetet nga aktivistë dhe cdo demokrat, të ecim përpara dhe të mos kthehemi pas, Basha sa herë ka vështirësi shkon në krahët e Ramës. Këtë herë mos e bëni më, nuk është koha më për pazare.

Cfarë ndodhi sot ishte një dakordësi për disa cështje fare pa rëndësi, një fashë zgjedhore të re dhe kishim protagonistët e anëtarit të këshillit, që tregojnë tiparet atmosferike, duhet më mirë koha pa temperaturë apo…nëse ne ndryshojmë fashat orare, i mbyllim derën diasporës, këta nuk i japin të drejtë për të votuar, por i heqin edhe fashën. I mbyllim dy herë derën diasporës. Unë shpreha rezervat e mia.

Sa i përket financimit të partive, kanë rënë dakord PS-PD, që buxheti nga shteti të dyfishohet, këto lekë vijnë nga taksapaguesit shqiptarë. Pse e duan këtë? Prandaj ti rrimë larg këtyre ideve dhe pazareve dhe interesave të ngushta, ose të japim ndryshimit të sistemit, ose shqiptarët të zgjedhin me referendum nëse e duan ndryshimin e sistemit.“- tha Hajdari. (TemA)

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy