“Kinezët e m****, ju na sollët virusin”/ Të rinjtë ikin pa paguar nga restoranti kinez

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Kinezët e m****, ju na sollët virusin”/ Të rinjtë ikin pa paguar nga restoranti kinez

Shtatë të rinj në Torino të Italisë u bënë protagonistë të një ngjarjeje jo fort të zakonshme. Në grup, ata po hanin darkë në një restorant kinez. Por më pas vendosën të mos paguajnë faturën prej 180 eurosh.

Ata ofenduan pronarin e restorantit duke ju drejtuar me fjalët: “Kinezët e mu***, ju na sollët virusin”. Më pas, të rinjtë u larguan.

Advertisement

Disa prej tyre u penduan për gjestin dhe u kthyen të paguajnë, ndërsa të tjerët u paraqitën në komisariat për t’u njohur me ankesën për falimentim mashtrues dhe për urrejtje racore.

Të rinjtë janë të gjithë midis moshës 15 dhe 19 vjeç dhe banojnë në zonën e Ciriacese. Para autoriteteve ata thanë se u larguan sepse nuk kishin para të mjaftueshme për të paguar faturën e restorantit.

Advertisement

Sa i takon shënimit, ata thanë se ishte shaka dhe se e kishin harruar rastësisht në tryezë.

“Kinezët e m****, ju na sollët virusin”/ Të rinjtë ikin pa paguar nga restoranti kinez shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy