Ikin pa paguar birrat/ Pronari rrëmben pushkën dhe gjuan klientët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ikin pa paguar birrat/ Pronari rrëmben pushkën dhe gjuan klientët

Pronari i një restoranti vendosi të hakmerret ndaj dy klientëve që u larguan pa paguar birrat. Ai mori pushkën dhe qëlloi në drejtim të tyre, duke i plagosur.

 

Ngjarja u regjistrua në Roussillon të Francës. Të nesërmen, pronari 55-vjeçar vendosi të dorëzohej në polici dhe pranoi që kishte qëlluar.

 

Advertisement

Por ai mohoi se donte të godiste dy klientët e “arratisur”. Qëllimi, sipas tij, ishte që ata të frikësoheshin duke qëlluar në ajër.

 

Por kamerat e sigurisë përgenjështruar pronarin. Ata kanë filmuar momentin kur 55-vjeçari drejton pushkën te klientët që po iknin.

 

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy