Papa Françesku ka reaguar për sulmet e Iranit ndaj Izraelit.

Papa Françesku u ka kërkuar liderëve rajonalë që të shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm në Lindjen e Mesme.

Pas lutjes së tij të së dielës Angelus, ai u bëri thirrje të gjitha kombeve të mbajnë anën e paqes.

“Bëj një thirrje të përzemërt për ndalimin e çdo veprimi që mund të nxisë një spirale dhune, me rrezikun e tërheqjes së Lindjes së Mesme në një konflikt edhe më të madh.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Askush nuk duhet të kërcënojë ekzistencën e të tjerëve. Jo më luftë, jo më sulme, jo më dhunë, po dialogut dhe po paqes”, deklaroi Papa.

Para Françesku bëri gjithashtu thirrje për zgjidhje me dy shtete mes Izraelit dhe Palestinës./vizionplus.tv