Rregullatori europian i barnave konfirmoi se ekziston një “lidhje e mundshme” midis vaksinës Johnson & Johnson dhe mpiksjeve të pazakonta të gjakut, të raportuara tek disa njerëz pas vaksinimit.

 

Megjithatë, ekspertët e sigurisë konstatuan se përfitimet i tejkalojnë rreziqet por kësaj vaksine duhet t’i shtohet paralajmërimi për “mpiksje shumë të rrallë të gjakut”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në Shba janë administruar mbi shtatë milionë doza të vaksinës Johnson&Johnson, përpara se të pezullohej përdorimi i saj, rreth dy javë më parë.

 

Tetë rastet ku është shfaqur mpiksja e gjakut, kanë qenë gra të moshës 18 deri në 48 vjeç ndërsa njëra prej tyre ka humbur jetën.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Administrata amerikane e barnave këtë javë do të deklarojë vendimin final për vaksinën Johnson & Johnson e cila injektohet në vetëm një dozë.