Pas sulmit terrorist një ditë më parë në Vjenë të Austrisë, njësia e Antiterrorit dhe strukturat e Policisë së Shtetit kanë shtuar agjentët civil në disa njësi diplomatike.

Kryesisht, masat jane shtuar në Ambasadën Austriake në Tiranë. Antiterrori dhe Policia e Shtetit do te jenë në koordinim me partnerët ndërkombëtarë për çdo informacion që do të administrohet.

Në Vjenë kanë humbur jetën 4 persona, ndërsa janë plagosur rreth 17 të tjerë. Viktimat janë dy burra dhe dy gra, njëra prej të cilave kameriere. Në radhët e të plagosurve, 6 prej tyre ndodhen në gjendje kritike.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";