Një grup talebanësh që u filmuan duke u argëtuar në një park lojërash pasi morën kontrollin e Afganistanit, këtë qendër tashmë e kanë shndërruar në hi.

Sipas disa videove në Twitter, thuhet se talebanët e kanë djegur këtë qendër të lojërave, aty ku u zbavitën duke bërë xhiro me makinat elektrike. Arsyeja e djegies besohet të kenë qenë disa statuja brenda këtij parku që ishin fyese ndaj Islamit.

Në pamje shihet në flakë i gjithë parku argëtues. Talebanët tashmë kontrollojnë gjithçka. Që prej të hënës, ata patrullojnë edhe Kabulin. Talebanët arritën të merrnin kontrollin e Afganistanit pas një lufte 20-vjeçare.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";