Miliarderi amerikan, Jeff Bezos dhe ekuipazhi i “Blue Origin” janë kthyer në tokë, pas një udhëtimi 11 minutësh në hapësirë këtë të martë.

 

Themeluesi i Amazon shoqërohej nga vëllai i tij Mark, astronautja 82-vjeçare Ëally Funk dhe klienti i parë i kompanisë, adoleshenti holandez,Oliver Daemen.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pasi u ul në mënyrë të sigurt në Tokë, Bezos dëgjohej teksa thoshte brenda kapsulës se ishte “dita më e bukur e jetës”.

 

Bezos bëhet sipërmarrësi i dytë, pas Sir Richard Branson, që realizon një mision të tillë. Udhëtimi hapësinor zgjati vetëm 11 minuta, prej momentit të nisjes, nga baza Van Horn në Teksas, e deri në zbritjen në Tokë, në perëndim të Teksasit, në mes të shkretëtirës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";