Miliarderi amerikan udhëton sot në hapësirë, mes shoqëruesve edhe një 82-vjeçare

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Miliarderi amerikan udhëton sot në hapësirë, mes shoqëruesve edhe një 82-vjeçare

Miliarderi amerikan, Jeff Bezos, do të udhëtojë sot në hapësirë me “Blue Origin”. Fluturimi do të zgjasë rreth 10 minuta.

 

Një pilote 82-vjeçare, Wally Funk, do të jetë mes personave që do të shkojnë në hapësirë me themeluesin e Amazon-it. Wally Funk do t’i bashkohet Bezos, vëllait të tij, Mark dhe një student 18-vjeçar Oliver Daemen.

 

Advertisement

“Ta shohësh Tokën nga hapësira, është një gjë që ju ndryshon. Ju ndryshon marrëdhënien tuaj me këtë planet, me njerëzimin. Është një gjë që kam dashur ta bëj gjithë jetën time”, tha Bezos për “CBS”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy