Jeff Bezos do të marrë me vete në hapësirë edhe një grua 82 vjeçe

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Jeff Bezos do të marrë me vete në hapësirë edhe një grua 82 vjeçe

Një pilote 82-vjeçare, Wally Funk, do të fluturojë në hapësirë me themeluesin e Amazon-it, Jeff Bezos, duke u bërë personi më i vjetër që udhëton në hapësirë.

Ata do të udhëtojnë më 20 korrik me “Blue Origin”.

Funkdo të jetë pasagjeri i katërt në atë fluturim. Ajo do t’i bashkohet Bezos, vëllait të tij, Mark, dhe një personi misterioz, i cili ka paguar 28 milionë dollarë për ulësen në një ankand.

Në vitet 1960, Wally Funk ishte pjesëmarrëse në një program privat të njohur si Mercury 13, në të cilin një grup prej 13 grave iu nënshtruan të njëjtave teste si astronautët meshkuj të zgjedhur nën programin Mercury të NASA-s për të dërguar amerikanët e parë në hapësirë.

Advertisement

Udhëtimi pritet të zgjasë dhjetë minuta.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy