Protesta të dhunshme shpërthyen në rrugët e Parisit, pas sulmit ndaj një qendre kulturore kurde ku mbetën të vrarë 3 persona e disa të tjerë u plagosën.

 

Policia u përball me turmen e zemëruar që ishte mbledhur në vendngjarje pas sulmit. Protestuesit hodhën objekte ndaj forcave të rendit dhe u vunë flakën kazanëve të plehrave, ndërsa disa makina u dëmtuan. Policia hodhi gaz lotsjellës për zmbraprjen e turmës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Më herët policia arrestoi një 69-vjeçar për vrasjen e tre aktivistëve kurdë, një grua dhe dy burra. Autori është i njohur edhe më parë nga autoritetet për sulme raciste ndërkohë që gjatë arrestimit është plagosur.

 

Ministri i brendshëm francez Gerald Darmanin bëri të ditur se autori kërkonte qëllimisht të huajt, për ti goditur. Por sipas tij, nuk është e sigurt nëse 69-vjeçari kishte për qëllim të vriste kurdët, ndonëse krimi ndodhi në një qendër të njohur të këtij komuniteti. Për ngjarjen reagoi edhe Presidenti i Francës, Emanuel Macron i cili dënoi sulmin ndaj kurdëve.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Edhe pse autoritetet janë shprehur se janë në kontakt me prokurorët e anti-terrorizmit por deri më tani ngjarja nuk po trajtohet si një sulm terrorist.