Një autobus me dhjetëra emigrantë është përmbysur sot në jug të Meksikës, duke shkaktuar 17 viktima dhe duke plagosur të paktën 15, thanë autoritetet.

Shumica e emigrantëve ishin venezuelianë.

Autobusi po lëvizte në një autostradë në shtetin Oaxaca kur u përmbys, bëri me dije shërbimi i mbrojtjes civile të atij shteti në një postim në X.

Fotot e publikuara nga shërbimi tregojnë autobusin aksidentuar në një kthesë të fortë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Autoritetet e shtetit fqinj Puebla theksuan se 15 të lënduar nga aksidenti u transferuan në spital.

Një numër i madh emigrantësh mbërrijnë në kufirin e Meksikës me SHBA-në.

Emigrantët përpiqen të kalojnë Meksikën duke udhëtuar me autobusë, kamionë ose trena komercialë.