Moti i keq me stuhi të forta ka goditur Italinë fqinje ditët e fundit duke shkaktuar  përmbytje të mëdha. Një person raportohet të ketë humbur jetën si pasojë e shiut të dendur në Katania duke u bërë viktima e dytë nga përmbytjet.

Sipas mediave 53-vjeçari pasi ishte përfshirë në një aksident automobilistik doli nga mjeti i tij edhe u rrëmbye nga furia e ujit.

Si pasojë e stuhisë së fortë, rrugët janë shndërruar në lumenj, bodrumet e shtëpive edhe bizneseve janë përmbytur . Situata më problematike paraqitet në Katania.

Si masë paraprake shkollat ​​dhe aktivitetet tregtare jo thelbësore do të qëndrojnë të mbyllura deri të premten. Ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar përkeqësimin e situatës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";