Përmbytje të mëdha në Greqi dhe Serbi, biznese e shtëpi nën ujë. Bllokohen fëmijë e mësues në shkolla

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Përmbytje të mëdha në Greqi dhe Serbi, biznese e shtëpi nën ujë. Bllokohen fëmijë e mësues në shkolla

Reshjet intensive përfshinë vendet e rajonit duke shkaktuar probleme të mëdha.

Moti i keq solli probleme serioze në Greqi. Rrugë, shtëpi dhe biznese u përmbytën ndërsa lumenjtë dolën nga shtrati.

Evros, Trikala, Karditsa  janë qytetet me të goditura ne vendin fqinj.

Sipas mediave vendase  si pasojë i nivelit të lartë të ujit ne Evros, nxënës dhe mësues u transportuan me ekskavator, pasi mbetën të bllokuar në shkollë.

Advertisement

Reshjet e dendura të shiut sollën probleme edhe në Serbi.

Situata më e rënduar ishte në jug të vendit pasi rrugët u bllokuan  ndërsa shumë qytete nuk kishin energji elektrike.

Autoritete serbe bënë të ditur se janë evakuuar 85 qytetarë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy