Policia britanike njoftoi sot se një burrë u arrestua pasi një automjet u përplas në portat e Pallatit Buckingham në zemër të Londrës.

Imazhet e paqarta të postuara në rrjetet sociale tregojnë një makinë në portat e përparme të pallatit. Mediat britanike raportuan deklaratat e një dëshmitari okular, i cili tha se dëgjoi “një zhurmë të madhe”.

Policia njoftoi se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës.

“Oficerët e armatosur arrestuan një person në vendngjarje me akuzën e dëmtimit të pronës së tjetrit. Ai u dërgua në spital. Nuk ka raportime për të lënduar”, tha policia e Londrës në një deklaratë. “Hetimet po vazhdojnë për të përcaktuar rrethanat”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pallati Buckingham tha se asnjë anëtar i familjes mbretërore nuk ishte brenda pallatit në kohën e incidentit dhe se po punohej për të riparuar dëmtimet në portat.