Një grua iraniane, e cila vdiq nga sulmi në zemër, ndërsa priste të ekzekutohej për vrasje, u var në mënyrë që vjehrra e saj të mund të hiqte karrigen nën këmbët e viktimës, shkruan The Times.

Gruaja e quajtur Zahra Ismaili u dënua për vrasjen e burrit të saj. Sipas avokatit të saj, Omid Moradi, ai abuzonte jo verëm më bashkëshorten e tij, por edhe me të bijën.

Në një postim në rrjetet sociale, Moradi përshkroi se si klientja e tij pësoi një atak kardiak kur u detyrua të shikonte 16 burra të varur para saj.

Në pritje të varjes, Ismailit i ra të fikët dhe pësoi një sulm në zemër. Gjithsesi, ata e varën, vetëm e vetëm që vjehrra e saj të mund të hiqte karrigen nën këmbët e pajetë të Zahras.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ismaili vdiq të mërkurën në burgun Rajai Shahr në qytetin Karaj, që ndodhet rreth 30 kilometra në perëndim të Teheranit./ Vizion Plus