Prokurori i Përgjithshëm i Izraelit, Avichai Mandelblit, tha të enjten se ai ka marrë një numër kërkesash për të vlerësuar iniciativën e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu për të dhuruar vaksina për disa shteteve mike.

Iniciativa e kryeministrit izraelit është vënë në pikëpyetje për faktin se nëse është ligjore apo jo.

Në një deklaratë, Prokurori i Përgjithshëm Avichai Mandelblit tha se një nga kërkesat për të vlerësuar ligjshmërinë erdhi nga vet këshilltari i Netanyahut për siguri kombëtare, i cili i tha atij se ishte udhëzuar për të “ngrirë çdo veprim për këtë çështje”.

Një sasi e dozave të vaksinave sipas këtij plani ishte paraparë që të dërgohej në disa vende të largëta të Afrikës dhe Amerikës Latine.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Grupe të ndryshme për të drejtat e njeriut kanë reaguar ndaj planeve të qeverisë izraelite duket thënë se nuk është e drejtë dhurimi i vaksinave në një kohë kur territoret fqinje Palestineze nuk kanë të tilla.

Ministri i mbrojtjes i Izraelit, Benny Gantz bëri thirrje për një ndalim të dërgesave, duke thënë se rezervat e vaksinave të Izraelit janë pronë e shtetit.

Ai kritikoi kryeministrin duke vënë në dyshim pretendimet e Netanyahut se ka me të vërtetë furnizime të tepërta kur sipas tij, izraelitët ende nuk janë vaksinuar plotësisht.

“Kjo nuk është hera e parë që vendimet e rëndësishme të mbrojtjes dhe diplomatike po merren pas shpinës së organeve përkatëse, duke dëmtuar ndoshta sigurinë tonë kombëtare, marrëdhëniet tona të jashtme dhe shtetin ligjor”, shkroi Gantz.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai kërkoi që çështja të sillet për diskutim para Kabinetit të Sigurisë së Izraelit dhe tha se ai i kishte kërkuar Prokurorit të Përgjithshëm një mendim për këtë çështje.

Netanyahu i cili po garon për rizgjedhje më 23 mars, ka shënuar një sukses politik me fushatën e suksesshme të vaksinimit ku gjysma e popullatës së këtij shteti tashmë kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19.

Izraeli ka rreth 9.3 milionë banorë, 2.5 milionë prej tyre tashmë janë vaksinuar me vaksinën e Pfizer/BioNTech.

Të mërkurën, Netanyahu tha se Izraeli ka qindra-mijëra vaksina të tepërta dhe njoftoi se ai personalisht vendosi të ndajë një sasi të vogël për disa vende mike, raporton AP./ Rel

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";